Moti sot me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale të shkurtra me diell dhe vranësira të dendura që gjatë ditës mund të sjellin reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kur vende-vende priten edhe reshje të përkohshme shiu. Megjithatë, reshjet nuk do të jenë të njëjta në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius, duke sjellë mot më të freskët krahasuar me ditët e kaluara, raporton Gazeta Stop.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë, duke ndikuar në krijimin e kushteve më të freskëta atmosferike.

Meteorologët rekomandojnë që qytetarët të kenë me vete mjete mbrojtëse nga shiu gjatë lëvizjeve në natyrë, pasi reshjet mund të paraqiten herë pas here gjatë ditës.