Ka përfunduar numërimi i votave në më shumë se 65 për qind të vendvotimeve për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Rezultatet preliminare kanë nxjerrë Vetëvendosjen të parën me 43 për qind të votave. Në Kuvend, sipas matjeve të deritashme, kjo parti do të marrë 48 ulëse.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 21 për qind, apo 24 ulëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta me 17.6 për qind apo 20 ulëse.
Aleanca ka marrë tetë deputetë me 7.16 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Numërimi i deritashëm i votave për kandidatë ka treguar se te VV-ja dhe LDK-ja nuk duhet të ketë ndryshime në lista për shkak të kuotës gjinore që kërkon që së paku 30 për qind e deputetëve të një grupi të jenë të gjinisë femërore.
Lista e VV-së:
- Albin Kurti
- Glauk Konjufca
- Albulena Haxhiu
- Hekuran Murati
- Donika Gërvalla-Schwarz
- Xhelal Sveçla
- Avni Dehari
- Hajrulla Çeku
- Mimoza Kusari-Lila
- Ejup Maqedoni
- Shqipe Mehmeti-Selimi
- Ilir Kërçeli
- Andin Hoti
- Arben Vitia
- Saranda Bogujevci
- Osman Musliu
- Ardian Gola
- Nezir Kraki
- Alban Bajrami
- Arton Konushevci
- Rufki Suma
- Armend Baloku
- Edona Llalloshi
- Artane Rizvanolli-Berisha
- Mefail Bajqinovci
- Taulant Kelmendi
- Arbëreshë Kryeziu-Hyseni
- Arbërie Nagavci
- Fitore Pacolli-Dalipi
- Krenare Çerkini
- Arjeta Fejza
- Valon Ramadani
- Arbër Rexhaj
- Blerim Gashi
- Armend Muja
- Dimal Basha
- Adriana Matoshi
- Jeton Raka
- Adelina Grainca
- Enver Haliti
- Liza Gashi
- Adnan Rrustemi
- Labinotë Demi-Murtezi
- Agim Bahtiri
- Valon Hoti
- Fatmire Kollçaku
- Arsim Ademi
- Ejup Ahmeti
Lista e PDK-së:
- Bedri Hamza
- Përparim Gruda
- Arian Tahiri
- Uran Ismaili
- Sala Jashari
- Vlora Çitaku
- Ganimete Musliu
- Arben Mustafa
- Mërgim Lushtaku
- Enver Hoxhaj
- Rrahman Rama
- Elmi Reçica
- Jakup Nura
- Besa Kabashi-Ramaj
- Altin Krasniqi
- Eman Rrahmani
- Fadil Demaku
- Bekim Haxhiu
- Artan Behrami
- Blerta Deliu-Kodra
- Kosovare Murseli
- Adriatik Berisha
- Ariana Musliu-Shoshi (zëvendëson Xhavit Halitin për shkak të kuotës gjinore)
- Eliza Hoxha (zëvendëson Hajdar Beqën për shkak të kuotës gjinore)
Lista e LDK-së:
- Vjosa Osmani-Sadriu
- Lumir Abdixhiku
- Doarsa Kica-Xhelili
- Hykmete Bajrami
- Avdullah Hoti
- Ukë Rugova
- Kujtim Shala
- Anton Quni
- Armend Zemaj
- Lutfi Haziri
- Janina Ymeri
- Besian Mustafa
- Ermal Sadiku
- Jehona Lushaku-Sadriu
- Arben Gashi
- Albena Reshitaj
- Fadil Hadërgjonaj
- Shkëmb Manaj
- Paris Guri
- Jeta Statovci
Lista e AAK-së:
- Ardian Gjini
- Ramush Haradinaj
- Daut Haradinaj
- Besnik Tahiri
- Bekë Berisha
- Time Kadrijaj
- Albana Bytyqi (zëvendëson Burim Ramadanin për shkak të kuotës gjinore)
- Teuta Haxhiu (zëvendëson Agim Çekun për shkak të kuotës gjinore)
Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se nuk do ta pranojnë postin e deputetit.