Të martën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell, ndërsa reshje të izoluara shiu mund të paraqiten kryesisht në zonat malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me intensitet të lehtë deri mesatar dhe shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.
Meteorologët vlerësojnë se kushtet e motit do të jenë përgjithësisht të favorshme në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa mundësia për reshje mbetet e kufizuar dhe e përqendruar kryesisht në viset malore gjatë orëve të pasdites.