Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 20 gusht.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i një litri naftë është 1.78 euro, ndërsa benzina 1.49 euro. Çmimi maksimal i gazit është 0.62 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Krahasuar me çmimet e një dite më parë, nafta është rritur me një cent për litër, ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit ka mbetur i pandryshuar.
MINTI ka bërë të ditur se ankesat e konsumatorëve mund të adresohen në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.
