Nafta sot rreth 1.80 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të MINTI-t, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.79 euro për litër, ndërsa benzina 1.52 euro për litër.

Çmimi maksimal i gazit mbetet 0.62 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Krahasuar me një ditë më parë, kur nafta ishte 1.78 euro dhe benzina 1.49 euro për litër, nafta është shtrenjtuar për një cent, ndërsa benzina për tre centë. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.