Kurti për udhëheqësit e UÇK-së në Hagë: Besojmë në pafajësinë e tyre

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është pyetur edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se pret që ata të kthehen të lirë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se asnjë proces gjyqësor nuk mund ta njollosë atë.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kurti.