Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal për një litër dizel është 1.70 euro.
Ndërkaq, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi me 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara nga ministria hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë gjithë ditës së sotme.