Moti i ndryshueshëm, pasdite mund të ketë shi  

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet shtim gradual i vranësirave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pasdites dhe mbrëmjes, lokalisht mund të ketë reshje shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.