Afati kalimtar i verës 2026 në Serie A është mbyllur me disa lëvizje të bujshme dhe shifra të mëdha. Gonçalo Ramos kryeson listën pas transferimit të tij nga PSG te Milani për 74 milionë euro plus bonuse.
Milani dominon dy vendet e para, pasi Diego Moreira kaloi nga Strasburgu për një marrëveshje që mund të arrijë deri në 65 milionë euro me bonuset.
Në vendin e tretë renditet Randal Kolo Muani, i cili u transferua përfundimisht nga PSG te Juventusi për 50 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Top 10 transferimet më të shtrenjta:
1.Gonçalo Ramos – PSG → Milan: 74 milionë € + bonuse
2.Diego Moreira – Strasbourg → Milan: 65 milionë € me bonuse
3.Randal Kolo Muani – PSG → Juventus: 50 milionë € me bonuse
4.Moise Kean – Fiorentina → Como: 40 milionë €
5.Jonathan Rowe – Bologna → Atalanta: 40 milionë €
6.Santiago Castro – Bologna → Roma: 35 milionë € + bonuse
7.Curtis Jones – Liverpool → Inter: 35 milionë € me bonuse
8.Djed Spence – Tottenham → Inter: 35 milionë € me bonuse
9.Kerim Alajbegovic – Bayer Leverkusen → Juventus: 35 milionë € me bonuse
10.Trevoh Chalobah – Chelsea → Como: 30 milionë € + bonuse
Milani është klubi që ka bërë investimin më të madh në një transferim të vetëm, ndërsa Juventusi dhe Interi gjithashtu kanë qenë aktivë në treg.
Lista nuk përfshin futbollistët e marrë sezonin e kaluar në huazim me opsion ose detyrim blerjeje. Ndërkohë, Como ka shpenzuar rreth 60 milionë euro për të blerë 50 për qindëshin e mbetur të të drejtave të Nico Paz nga Real Madridi.