Një dhelpër është parë të dielën në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, në një nga shtigjet që frekuentohen rregullisht nga vrapuesit dhe qytetarët.
Fotot e siguruara nga persona që merren me vrapim tregojnë dhelprën duke lëvizur lirshëm nëpër shtegun e pyllit. Në njërën prej pamjeve, ajo shihet vetëm disa metra larg personit që e ka fotografuar.
Sipas vrapuesve që kanë raportuar rastin, dhelpra është parë gjatë aktiviteteve të tyre në Gërmi, ndërsa nga pamjet duket se kafsha ka vazhduar rrugën e saj pa shfaqur sjellje agresive.

