Moti sot me diell e vranësira, mundësi për reshje shiu

Moti sot në Kosovë pritet të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa në disa pjesë të vendit mund të ketë edhe riga shiu, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24 gradë.

Sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.