Stresi dhe pasiguria emocionale, si ndikojnë në sjelljen ndaj partnerit?

Një ditë e keqe nuk e përcakton domosdoshmërisht një marrëdhënie. Por kur pasiguria emocionale kombinohet me stres të lartë, mënyra se si një person reagon ndaj partnerit mund të ndryshojë ndjeshëm.

Një meta-analizë e publikuar në “Trauma, Violence, & Abuse” analizoi 139 studime me 38,472 pjesëmarrës për të shqyrtuar lidhjen mes attachment-it të pasigurt dhe sjelljeve negative ndaj partnerit.

Rezultatet treguan se si attachment-i ankthioz, ashtu edhe ai shmangës, ishin të lidhur me sjellje të keqtrajtimit të partnerit, me madhësi efekti që varionin nga r = .11 deri në .21. Studiuesit gjetën gjithashtu se stresi mund ta përforconte këtë prirje.

Kjo do të thotë se një person që zakonisht përpiqet të ruajë marrëdhënien mund, nën stres ekstrem, të bëhet më kontrollues, më reaktiv ose më konfliktual. Në anën tjetër, dikush me prirje shmangëse mund të tërhiqet emocionalisht dhe të refuzojë komunikimin.

Një meta-analizë mbi attachment-in dhe kohëzgjatjen e marrëdhënieve ka gjetur gjithashtu se lidhjet negative mes attachment-it ankthioz/shmangës dhe kënaqësisë apo angazhimit në marrëdhënie mund të bëhen më të theksuara me kalimin e kohës.

Kjo nuk do të thotë se attachment-i i pasigurt e bën dikë automatikisht abuziv. Studiuesit e vendosin sjelljen në një model më kompleks ku ndërthuren personaliteti, stresi, historia personale dhe konteksti i marrëdhënies.

Mesazhi kryesor i kërkimit është se konflikti nuk duhet parë gjithmonë vetëm si “problem dashurie”. Ndonjëherë mënyra si reagojmë ndaj stresit dhe pasigurisë emocionale mund të jetë po aq e rëndësishme sa vetë problemi që shkaktoi konfliktin.