Kryeministri Albin Kurti ka premtuar votimin e projektligjit të Gjykatës Speciale në lexim të dytë, në rast se PDK zotohet publikisht për votimin e Bekim Sejdiut.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Kurti tha se do të pranojë që të kalojë në lexim të dytë projektligjin e Speciales nëse PDK plotëson këtë kusht.
“Ofertë shtesë e konkrete, nëse PDK zotohet publikisht se i sigurojnë së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK atëherë ne po procedojmë me votimin në leximin e dytë”, tha ai.