Mabetex: Mbi 1900 punëtorët në Kazakistan janë të sigurt dhe jeta zhvillohet normalisht

Kompania Mabetex e Behgjet Pacollit, ka njoftuar se mbi 1900 punëtorë të cilët punojnë në Kazakistan janë të sigurtë.

Njoftimi i plotë i Mabetex:

Duke pasur parasysh të rejat e fundit lidhur me situatën në Kazakistan, informojmë të gjithë familjarët e punëtorëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia që në tri qendrat të rëndësishme ku punojnë mbi 1900 punëtorë të Mabetex (duke mos konsideruar se një pjesë nga këta kanë udhëtuar në vendlindje për festat e fundvitit), Ust Kamenogorsk, Almaty dhe Nur-Sultan, situata është e qetë dhe institucionet e vendit funksionojnë sipas ligjeve në fuqi.

Punëtorët janë të sigurt dhe jeta zhvillohet normalisht. Mbas kthimit të funksionarit të internetit punëtorët janë në kontakt permanent me familjet e tyre.