Adnan Januzaj i ofrohet Milanit

Skuadra e Milan mund të sigurojë shërbimet e Adnan Januzaj.

Lojtari belg, Januzaj mund të largohet nga skuadra e Real Sociedad në fund të këtij sezoni.

Anësori nga La Liga duket se i është ofruar skuadrës së Milan, dhe këta të fundit mund ta kenë kartonin e tij falas.

Mediat italiane shkruajnë se gjasat janë të mëdha që pas Divock Origi, Milan të arrijë marrëveshje edhe me belgun tjetër, Januzaj, përcjell lajmi.net.

Januzaj është 27 vjeçar, por ka një eksperiencë të madhe, pasi ka luajtur me skuadra si Manchester United, Sunderland e Dortmund, para se të kalonte te Sociedad.

Këtë sezon, Januzaj ka kontribuuar në katër gola e tri asistime në 36 ndeshje me Sociedad.

Lojtari i përshtatet Milanit, pasi mund të luajë në të dy krahët, por edhe në qendër pas sulmuesve.

Raportimet bëjnë të ditur se ishin agjentët e Januzaj që i janë lajmëruar Milanit, dhe jo e kundërta.