Luana Vjollca rikthehet me “Shiko Kush Luan”, por jo në ‘Top’, ja ku do ta shohim atë

Luana Vjollca është njëra ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare.

Prej disa kohësh ajo i ka munguar ekranit.

Por si duket është koha që ajo do të rikthehet sërish në ekranet shqiptare.

Bëhet e ditur se moderatorja do të rikthehet sërish në televizion por me ndryshime tejet të mëdha.

Luana do të rikthejë sërish emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”, por jo më në ‘Top Channel’.

Sipas burimeve të ‘Icon Style’, ky emision do të transmetohet në ‘Abc News’.

Luana përveç moderimit, njihet edhe si këngëtare, dhe projekti i saj i fundit titullohet “Locos” në bashkëpunim me Jay Santon.