Tre të vdekur dhe 831 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Tre persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri, ndërkohë që janë shënuar 831 raste të reja.

Viktimat janë  një 72-vjeçar nga Durrësi, një 80-vjeçar nga Shkodra dhe një 85-vjeçare nga Elbasani.

Nga 1975 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 313 infektime në Tiranë, 40 në Durrës, nga 33 qytetarë në Vlorë, Berat, 28 në Lushnje, nga 27 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 22 qytetarë në Kavajë, Korçë, 19 në Devoll, 16 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kuçovë, Elbasan, 14 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, Prrenjas, nga 11 qytetarë në Bulqizë, Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Divjakë, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, 8 në Krujë, nga 7 qytetarë në Patos, Himarë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Dibër, nga 5 qytetarë në Delvinë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Poliçan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Mat, Klos, Belsh, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Roskovec, Finiq.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në të gjithë vendin janë 7.671 qytetarë aktivë me Covid 19, nga të cilët 26 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.

Ndërkohë, janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë.