Tre të lënduar në një aksident afër Gjakovës, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën magjistrale Gjakovë – Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumir Graishta, konfirmoi se aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit po trajtohet për momentin në spitalin rajonal të Gjakovës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta për Sinjalin.