A po mbyllet Gazeta “Koha Ditore”?

Kriza ka përfshirë të gjitha gazetat e pritura, e më këtë ka sjellë edhe rënie të kopjeve të shitura. Shkak se mediat e shkruara janë futur në krizë, është zhvillimi i mediave të reja, oniline si dhe zhvillimet teknologjike.

Më poshtë njoftimi i redaksisë së Gazetës Koha Ditore:

“Koha Ditore” nga e hëna përkohësisht vetëm online – pa pagesë

Të nderuar lexues të Kohës Ditore,

Në rrethanat e diktuara nga situata aktuale, në përpjekje që të ndihmojmë maksimalisht në parandalimin e përhapjes së virusit COVID19 dhe mbrojtjen e shëndetit publik, kemi vendosur që të ndërpresim versionin e shtypur të gazetës tonë dhe suajës.

Por, ne nuk do të ndalim punën. “Koha Ditore” nuk do ndalet. Prej të hënës, 16 mars 2020, gazetën do të mund ta lexoni online, përmes vegëzës së posaçme në portalin tonë koha.net.

Kemi vendosur, po ashtu, që për një periudhë afatshkurtër, deri sa të tejkalohet situata e jashtëzakonshme në të cilën gjendemi të gjithë, leximi i gazetës online të jetë pa pagesë për të gjithë.

Për detajet se si mund ta bëni këtë vizitoni faqen tonë koha.net që nga mëngjesi i së hënës.

Aty do të gjeni instruksionet se si të regjistroheni për të pasur qasje në Koha Ditore online. Duke ndërmarrë këta hapa, shpresojmë që sa më shumë lexues të kenë qasje në informatat tona pa pasur nevojë të dalin jashtë shtëpive për aq sa të zgjasë situata me koronavirus. Me shpresën se gjithë këtë situatë do ta tejkalojmë të gjithë së bashku shendosh dhe sa më parë, ju bëjmë thirrje që të respektoni udhëzimet e autoriteteve publike, të mbani qetësinë dhe të informoheni me Kohën.