Agjërimi i sjell trupit të njeriut dobi të shumta fizike

Në fenë islame, agjërimi njihet si një nga “mjetet” e pastrimit – fizik, mendor dhe shpirtëror, shkruan The Sun. 

Gjatë Ramazanit, miliona myslimanë në mbarë botën heqin dorë për disa orë nga ushqimi dhe pijet, dhe përfitimet shpirtërore të agjërimit janë të pamatshme.

Megjithatë, agjërimi sjell edhe përfitime të shumta për trupin e njeriut dhe shëndetin fizik.

1. Rrjedhja e gjakut

Kur agjëroni, më pak gjak shkon nga zemra juaj në sistemin tretës, që do të thotë se gjaku qarkullon në mënyrë të barabartë në pjesë të tjera të trupit. Enët e gjakut pastrohen më shpejt, gjë që çon në uljen e niveleve të kolesterolit dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 58 për qind.

2. Tretja

Duke qenë se stomaku dhe zorrët janë më pak aktive gjatë muajit, ato pastrohen dhe rregullohen, gjë që mundëson tretje më efikase.

3. Veshkat

Kur agjëroni, veshkat rrisin procesin e eliminimit të materialeve të padobishme (kripë dhe ujë), gjë që ul presionin e gjakut.

4. Truri

Agjërimi rrit aktivitetin e trurit, sepse stimulon prodhimin e faktorit DNF. Kjo proteinë aktivizon qelizat e trurit dhe i shndërron ato në neurone të reja. Gjithashtu mbron qelizat staminale të lidhura me sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzheimerit.

5. Sistemi imunitar

Agjërimi përmirëson sistemin imunitar sepse zvogëlon dëmtimet radikale dhe i vret qelizat kancerogjene.

6. Metabolizmi

Agjërimi përshpejton dhe i jep më shumë energji metabolizmit sepse sistemi tretës pushon. Kjo lejon që kaloritë të digjen më shpejt. Ngadalëson plakjen dhe mund të zgjasë jetën tuaj.