Agon Gashi në mesin e 100 Liderëve të Rinj Global: Përzgjidhet në gjeneratën e vitit 2023 nga Forumi Ekonomik Botëror

Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, Agon Gashi, përzgjidhet njëri nga liderët e rinjglobal, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Kjo është hera e parë, që një lider nga Kosova zgjidhet pjesë e kësaj gjenerate. Gashi i bashkohet Forumit të Liderëve të Rinj Global, anëtarët e të cilëve kanë fituar çmime Nobel, janë bërë udhëheqës shtetëror, CEO të Kompanive Fortune 500 dhe fitues të çmimeve Grammy. Shih klasën e vitit 2023 të Liderëve të Rinj Global në këtë link: www.wef.ch/ygl23

Gjenevë, Zvicërr, 14 mars 2023 – Forumi Ekonomik Botëror ka bërë publike pranimin e anëtarëve më të rinj të Klasës 2023 të Liderëve të Rinj Global (YGL). Ky vit përfshin afërsisht 100 liderë të rinj premtues, ndërmarrës kreativ, hulumtues që ndryshojnë lojën dhe aktivist vizionar të cilët janë duke shtyrë përpara ndryshimet pozitive dhe afatgjate në komunitetin e shteteve të tyre si dhe mbarë botën.

Që nga themelimi në vitin 2004, Forumi i Liderëve të Rinj Global ka kultivuar një komunitet divers të njerëzve të jashtëzakonshëm në adresimin e problemeve më të mëdha në botë – sot ka arritur numrin e mbi 1,400 anëtarëve dhe alumnive nga më shumë se 120 shtete. Në një botë të trazuar dhe të ndarë, liderët e përkushtuar, të vetëdijshëm dhe inspiruar janë të nevojshëm të krijojnë ndryshime reale nga të cilat përfitojnë të gjithë. YGL ka dëshmuar zotimin për të përmirësuar gjendjen e botës duke ofruar potencialin e teknologjisë për të mirën e përgjithshme, duke zbardhur një plan për të revolucionalizuar shërbimet shëndetësore në zona rurale dhe për komunitete të refugjatëve dhe mirëmbajtjes së veprimeve të sektorit privat për ndotje.

Fituesit e YGL njihen për kontributin e tyre thelbësor në fusha dinamike dhe interesante. Ja vlen të përmendën anëtarët e spikatur të kësaj platforme, sikur Olimpiku Lewis Pugh dhe Paraolimpikja Susannah Rodger, Kryeministrja Sanna Marin, ndërmarrësit Jimmy Wales dhe Rhea Mazumdar Singhal, aktivisti për persona me nevoja të veçanta Sinead Burke, shkencëtari kompjuterik Joy Buolamëini dhe vozitësi profesional Nico Rosber.

Si pjesë e programit të zhvillimit 3 vjeçar, anëtarët e YGL do të kenë qasje në kurse të ndryshme edukimi, rrugëtime mësimi dhe mundësi bashkëpunimi me bashkëmoshatarët e tjerë, duke ju ndihmuarnë arritjen e qëllimeve dhe të kenë ndikim edhe më ta madh në shoqëri. Ne jemi të lumtur të mirëpresim klasën e vitit 2023 të Liderëve të Rinj Global dhe kemi besim të plotë në aftësitë e tyre për të krijuar ura të reja dhe ndryshime reale për përfitimin e të gjithëve.

‘Duke festuar këta liderë unik, ne e përshëndesim YGL dhe përkushtimin e tyre për të adresuar çështje globale të rëndësishme. Kjo e arritur e jashtëzakonshme për ta, na motivon të gjithëve dhe na jep besim që lidershipi i tyre do të hapë rrugë për një të ardhme më të mirë’, tha Wadia Ait Hamza, Udhëheqës i Forumit të Liderëve të Rinj Global.

‘Forumi Ekonomik Botëror është i nderuar të mirëpres grupin më të fundit të Liderëvë të Rinj Global. Të arriturat dhe përkushtimi i të cilëve është i jashtëzakonshëm në përmirësimin e botës. Ata vijnë në një kohë kur bashkëpunimi, partneriteti dhe përgjegjësia e lidershipit janë më kritike se kurrë më parë’, u shpreh Nicole Schwab, Anëtare e Bordit të Forumit të Liderëve të Rinj Global.