AKB dhe Asocacioni i Komunave fuqizojnë interesat ekonomisë dhe qeverisjes lokale në Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, i cili është nënshkruar nga Kryetari i AKB-së, Agim Shahini dhe Kryetari i  Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu. 

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini tha së Marrëveshja e bashkëpunimit ne mes dy institucioneve tona është drejtë fuqizimit të ekonomisë dhe qeverive lokale karshi investimeve dhe investitorëve të huaj e cila shpesh nuk është pengës por është mundësi e mirë për investimet dhe punësimet nëpër komunat e Kosovës te cilat kanë pak hapësirë dhe tok-parcela për ti dhënë ne shfrytëzim investitorëve të vendit dhe të huaj. Prandaj kjo marrëveshje është një hap përpara drejte mundësive për promovimin e prodhimeve vendore dhe investimeve te mundshmeqe mund ti sjell AKB nëpër komunat e Kosovës. Kjo marrëveshjenënshkruhet ne kuadër te 20 vjetorit te themelimit te AKB.  

Agim Aliu Kryetari i Asociacioneve te komunave te Kosovës, tha se Kjo marrëveshje është mbështetje për të gjitha komunat e Kosovës për qeverisjen lokale për mundësin e përbashkët tëinvestimeve, promovimeve dhe investimeve te reja nëpër komunat e Kosovës dhe kom nderin e kënaqësinë qe sot ne emër te gjithë kryetaret e komunave te Kosovës te nënshkruaj këtë marrëveshjebashkëpunimi me AKB, si organizatë e dëshmuar dhe e fuqishme ekonomike me traditë 20 vjeçare, dhe njëhërit shfrytëzoj rastin tëju falënderoj për punën dhe angazhimin e juaj si AKB së bashkume anëtarët e juaj bizneset që fal juve sot komunat e Kosovës kanë zhvillim dhe punësim më të mirë dhe më të perfeksionuara. Andaj me kënaqësi sot lidhim këtë marrëveshje memorandumi që do tëvazhdojmë punën e përbashkët ne te mirë te zhvillimit ekonomiklokal nëpër komunat e Kosovës. 

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përcaktohet qëllimi i përbashkët që partnerët do të angazhohen për krijimin e kushteve më të mira, të cilat do të avancojnë shkallën e bashkëpunimit në mes Komunave me bizneset, aktivitetet e përbashkëta mes Komunave dhe ABK-së , në: udhëzimin, mbështetjen dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik të komunave në Republikën e Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe  Asociacionin e Komunave të Kosovës, do të bëjnë fushata të zhvillimit ekonomik nëpër komunat e Republikës së Kosovës përmes: 

Promovimit të prodhimeve vendore „Java e Bizneseve Kosovare”, Zhvillimit të projekteve ekonomike lokale, Promovimeve të bizneseve, investimeve, teknologjisë. Propozimeve lidhur me zhvillimin ekonomik lokal, Krijimi i ambientit të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve si dhe kushtet për investime lokale, regjionale dhe ndërkombëtare. Zhvillimi i partneritetit të sektorit Publiko-Privat me bizneset në nivelin lokal dhe regjion. Promovimin efikas të bizneseve, investimeve. Kontribut në arritjen e qëndrueshmërisë së zhvillimit ekonomik lokal.

Mbështetja në përpilimin e Planeve dhe strategjive Zhvillimore Ekonomik lokale. Promovimi i krijimit të vendeve të punës, ngritjes së edukimit dhe të aftësimit profesional në fushat relevante ekonomike dhe zhvillimi i teknologjisë. Realizimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi dhe angazhimeve të përbashkëta në aktivitetet tjera ekonomike. 

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të ofroj bashkëpunim të mirëfilltë më Aleancën Kosovare të Bizneseve, për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike që do të zhvillohen në të gjitha komunat e Kosovës, përmes :  Promovimin e prodhimeve vendore “ Java e Biznesit Kosovar”, 

Do të ofroj bashkëpunim të mirëfilltë në zhvillimin e projekteve tjera më karakter ekonomik, po ashtu do të mbaj takime të përbashkëta zyrtare, sipas nevojave të palëve si dhe Hulumtime dhe Studime që kanë të bëjnë më Analizat të Tregut dhe studim fizibilitetit.