Aksident në hyrje të Sllatinës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në hyrje të Sllatinës.

Në vendngjarje janë parë Policia e Kosovës dhe ambulanca.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë dhe do t’ju mbajë të informuar.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të gjata në atë pjesë.