Ancelotti zyrtarisht trajner i Brazilit

Trajneri italian Carlo Ancelotti (64 vjeç) do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit duke filluar nga Kupa e Amerikës 2024, e cila mbahet në qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i skadon kontrata me Real Madridin.

Lajmi është konfirmuara nga kryetari i Federatës së Futbollit të Brazilit (CBF), Ednaldo.

Trajneri i Fluminense, Fernando Diniz do të drejtojë pesë herë kampionët e botës, derisa Ancelotti të marrë drejtimin e ekipit.

Ancelotti ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2024.

Tite e mbajti postin e trajnerit të Brazilit nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit të kaluar në Botërorin e Katarit, ku Kroacia i mposhti në çerekfinale.

Ancelotti do të bëhet gjithashtu i huaji i katërt që drejton Brazilin, dhe i pari në pothuajse 60 vjet.