Anulohet për sot vaksinimi kundër gripit sezonal, shkak mosrespektimi i masave

Është anuluar vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili ka filluar sot, për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

Policia e cila ishte e pranishme për të mbajtur rendin, ka kërkuar që të pranishmit të shpërndahen.

Afati për vaksinim është vetëm 11 ditë, nga data 1 dhjetor deri më 11 dhjetor.

Në grupet e rrezikut të lartë hyjnë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të dokumentuara, shtatzënat dhe fëmijët mbi 6 muaj.