Apple rrezikon gjobë 5 miliardë euro në Evropë

Një fondacion holandez paditi Applen në gjykatë në lidhje me tarifat e App Store që aplikon mbi zhvilluesit duke kërkuar dëmshpërblim prej 5.5 miliardë dollarë për atë që e quan “sjellje monopolistike”, shkruan Bloomberg.

Në një dalje për mediat, Komisioni i Konkurrencës tha se fondacioni në fjalë kishte bërë padi kolektive në emër të përdoruesve të iPhones dhe iPadit në Bashkimin Evropian që kanë shkarkuar një aplikacion me pagesë apo kanë bërë blerje brenda aplikacioneve.

Fondacioni kërkoi që të gjithë klientët evropianë të cilët kanë blerë një aplikacion nga App Store apo kanë bërë blerje brenda aplikacioneve që prej shtatorit 2009, t’i bashkohen padisë.

Autoriteti Holandez për Konsumatorët dhe Tregjet kërkoi nga Apple 5 milionë euro për çdo javë vonesë në zbatimin e urdhrit.

“Zhvilluesit e aplikacioneve janë të detyruar të kalojnë kostot e rritura nga sjellja monopolitike e Apple te përdoruesit”, tha fondacioni.