Arbnor Muja shkruan histori me Antwerpin, kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Arbnor Muja me Antwerpin janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve të edicionit 2023/2024. Sulmuesi i krahut ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes te Antwerpi që e fitoi 2:1 kundër AEK-ut të mërkurën. Antwerpi kaloi tutje falë dy fitoreve të arritura.

Të parës në Belgjikë 1:0, ndërsa të mërkurën 2:1. Muja 24-vjeçar iu bashkuar ekipit belg në gusht të vitit të kaluar nga Drita.

Ai shpejtë u bë lojtar i rëndësishëm i Antwerpit. Kualifikimi në Champions është suksesi i radhës për mitrovicasin. Për Mujën dhe Antwrpin është hera e parë që luajnë në fazën e grupeve të Championsit.