Arbnora Ademaj në lidhje dashurie?

Pas performancës në ‘Dance Albania”, Ermal Mamaqi i zbuloi edhe një sekret të vogël aktores Arbnora Ademaj.

Siç tha ai, modelja është në një lidhje dashurie.

E pyetur nga moderatorja nëse kur e sheh partnerin e saj të jetës në mes të publikut shpërqendrohet apo ndjen mbështetjen e tij, Arbnora tha se është me fat të ketë në jetë një njeri si ai.

Me ndërhyrjen e tij thumbuese, Ermali shtoi: “Një sugjerim për partnerin dhe Arbnorën, kur hani, lëshojini duart, që të hani rehat”.