Arrestohet 79-vjeçari në Pejë, me dokumente false i ‘barti në emër të vet’ 13 hektarë tokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Krimet Ekonomike kanë arrestuar sot në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, 79-vjeçarin me inicialet M.B., pas i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale legalizimi i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.

Siç njofton policia 79-vjçari dyshohet se ka falsifikuar një aktgjykim të vitit 1976 dhe me të ka arritur të bëjë bartjen e një prone prej 13 hektarëve në pronësi të tij.

“I lartcekuri dyshohet se ka falsifikuar një aktgjykim të vitit 1976 dhe me të ka arritur të bëjë bartjen e një prone prej 13 (trembëdhjetë) hektarëve në pronësi të tij. Prona gjendet në fshatin Qyshk të Pejës dhe ajo pronë deri më 08.09.2021 kanë qenë në pronësi të Institutit të Bujqësisë”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se 79-vjeçari është dërguar në ndalim për 48 orë.