Arrestohet Ridvan Muharremi

Është arrestuar Ridvan Muharremi, i dyshuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.

Ndryshe pak orë më parë, Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit të cilit në, ka thënë sa klienti i tij është i pafajshëm.

Në një deklaratë para mediave, Halimi ka thënë se “ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij” duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.

“Kemi prova te mjaftueshme për pafajsinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.