Arrijnë mbi 106 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Abren Vitia, ka bërë të ditur se sot ka mbërritur kontigjenti i dytë i vaksinave Pfizer të blera nga qeveria.

Bëhet fjalë për 106 mijë e 470 doza teksa ministri thotë se ditët e javët në vazhdim pritet të vijnë akoma vaksina.

“Sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë” u shpreh Vitia.