Asnjë i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe nëntë raste të reja me COVID-19 nga 1648 testime të kryera.

Sot janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 167.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.

Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.