Avokati i familjes Geci: Edukatoret kanë kryes së paku tri vepra penale

Avokati i familjes Geci, Nasuf Hasani, ka thënë se edukatoret në çerdhen e Fushë – Kosovës, kanë kryer së paku tri vepra penale, me rastin e rrahjes dhe keqtrajtimit të fëmijës.

Ai në një deklarim për media, ka thënë se presin nga organet e drejtësisë të marrin veprime, në bazë të fakteve të dërguar.

“Paasnjë dyshim punëtoret e kopshtit kanë kryer vepër penale për neve. Veprimet e punonjësve  kanë qenë të vrazhda. Kjo qasje është e papranueshme. Presim nga organet kompetente të marrin veprimet e nevojshme. Së paku konsiderojmë se i kanë bërë tri vepra penale”, tha avokati Hasani.

Ai tha se sipas asaj që kanë thënë prindërit raste të tilla nuk kanë ndodhur me fëmijën më herët, por ai është mbajtur i izoluar  nga fëmijët e tjerë, për shkak të hiperaktvitet që ka 3- vjeçari.

Ndërsa, nëna e fëmijës, Fitore Geci pas deklaratës në polici u shpreh shkurt për media, duke thënë se është e shqetësuar dhe se pret nga drejtësia të veprojë.