Avokati i Veselit: Disa persona e ekzagjeruan rolin e tyre në UÇK për qëllime ditore

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, deklaroi se disa individë e kishin rritur rolin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për tema të ditës.

Ai tha se gjatë 25 vjetëve të fundit kanë qarkulluar shumë thashetheme dhe zëra me pretendime rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, ai shtoi se disa të tjerë janë distancuar nga zhvillimet e viteve të luftës “pasi ishin tejet të dyshimta”.

“25 vjet pas traumës dhe masakrave dhe trazirave të shkaktuara, Kosova vijon të jetë vend ku gëlon thashetheme, ku qarkullojnë zëra, pretendime dhe kundërpretendime… Elemente të kësaj kulture ka shekuj, por vijojnë edhe kësaj ditë. Disa njerëz e kanë ekzagjeruar rolin që e kishin në UÇK për qëllime të aktualitetit të ditës”, tha ai.

Sipas avokatit, UÇK-ja ishte formuar në pranverën e vitit 1998 dhe kishte anëtarë të pastërvitur.

“Në një ushtri guerile që u formua në mënyrë të shpejt në pranverën e vitit 98 dhe që përbehej nga civilë shqiptarë me armatime të pakta dhe të pastërvitur, u bënë orvatje që UÇK-ja të paraqitet si një gjë më e organizuar, më e unifikuar dhe më efektive”, tha avokati i Veselit.