Ballkani barazon me Prishtinën, Llapi fiton ndaj Lirisë

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 18-të apo të fundit të stinorit vjeshtor.

Ballkani është ndalur me barazim pa gola në shtëpi ndaj Prishtinës.

Suharekasit e mbyllin stinorin vjeshtor me 39 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Llapi që ka dy ndeshje më shumë të luajtura.

Në anën tjetër, Prishtina mbetet e pesta me 26 pikë të grumbulluara.

Llapi ka vazhduar me formën e mirë. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka fituar në udhëtim ndaj Lirisë me rezultat 0:2.

Muhamet Hyseni në minutën e 28-të dhe Hamdi Namani në të 60-tën realizuan, teksa në të dyjat asistoi Ilir Blakcori.

Tani, Llapi ka 34 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se lideri, Ballkani që ka dy ndeshje mangu.

Në anën tjetër, Liria e Prizrenit e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e fundit në tabelë me nëntë pikë nga 18 ndeshje.