Banania me lëvore të zezë, plot benefite përbrenda

Shumë njerëz i hedhin bananet kur lëkura iu bëhet e zezë, me arsyetimin se ato tashmë janë të pangrënshme. Mediumi “Tastingtable”, shkruan se ky është një gabim i madh dhe se “bananet e zeza” janë të shëndosha po aq sa edhe bananet e tjera.

Bananet e pjekura shumë janë ilaç i shkëlqyer për luftimin e kapsllëkut, falë fibrave që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Ato përmbajnë antioksidantë dhe lehtësojnë urthin, qetësojnë ulcerat, parandalojnë aneminë, lehtësojnë dhimbjet menstruale dhe një sërë përfitimesh të tjera.

Këto banane të pjekura shumë bëjnë edhe parandalimin e kancerit, sipas “Tastingtable”. Niseshteja e shndërruar në sheqer i jep shije të mirë kësaj peme, duke bërë edhe rigjenerimin e qelizave në trupin e njeriut.

Mirëpo, nutricistët këshillojnë që jo çdo banane e zezë di të jetë e sigurt për t’u ngrënë. Në disa raste, për shkak të qëndrimit të gjatë, mund të myken apo të kalben. Në të tilla raste, shmangni dhe hidhini.