Barcelona po përgatit një ofertë të bujshme për Julian Alvarezin dhe mund t’i ofrojë Atletico Madridit Gavin, plus mbi 80 milionë euro, në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “El Nacional”, klubi katalunas nuk ka hequr dorë nga sulmuesi argjentinas, pasi tentoi ta transferonte edhe gjatë verës, por Atletico Madridi refuzoi të negocionte për largimin e tij.
Barcelona po shqyrton mundësinë që Gavi të përfshihet në marrëveshje, pasi Atletico kishte shfaqur interesim për mesfushorin gjatë verës. Megjithatë, Gavi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, pavarësisht minutave të kufizuara në fillim të sezonit.
Alvarez, ndërkohë, ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030 dhe mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Diego Simeones.
Barcelona e ka nisur sezonin në mënyrë fantastike, por drejtuesit e klubit vazhdojnë ta shohin Alvarezin si një objektiv të rëndësishëm për përforcimin e sulmit.
Nëse Barcelona është vërtet e gatshme të ofrojë Gavin dhe mbi 80 milionë euro, transferimi i Alvarezit mund të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar të janarit.