Basha e akuzoi se i kërcënoi vajzat, Berisha tregon si qëndron e vërteta

Akuzës së rëndë të kryedemokratit Basha se i ka kërcënuar vajzat, ish-kryeministri Berisha i quajti të turpshme.

Berisha e quajti të sëmurë mendon kryedemokratin pasi një gjë e tillë sipas tij nuk ka ndodhur kurrë duke rrëfyer se gjatë fushatës elektorale Basha e kishte vënë në dijeni për një kërcënim që i ishte bërë familjes së tij.

Në atë kohë Berisha zbulon se i kishte kërkuar të mos e publikonte si fakt sepse do dëmtohej fushata dhe kur je politikan thekson ai këto gjëra janë të pritshme.

Berisha: Kështjella ra! Selia e PD u mor, sot vendimi i Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë dhe Europës u bë realitet dhe nuk ndryshon më. I them deputetit Basha mos u rretho me gangster, nuk prek njeri me dorë. Ai ka hallin e vet fizik.

-Vërtet mendoni z.Berisha që ai trembet për shëndetin fizik, ai ka thënë se ju i keni kërcënuar vajzat me jetë?

Berisha: E kam marrë vesh, është akuza e parë në jetën time e kësaj natyre. Gjatë fushatës më thotë më kërcënuan mua e familjen, i thashë mbylle se na jep goditje në këtë moment, po je në politikë kërcënimet do i presësh.

Është i sëmurë, i turpshëm, nuk ndodh kurrë!

Me 18 bëhet shkarkimi i tij ceremonial, pse e bëjmë ne? Për të dëshmuar respektin e plotë ndaj anëtarësisë që e ka votuar, me statut nuk i takon. /noa/