BERZH dhe BE përshpejtojnë konkurrueshmërinë e bizneseve të vogla në Kosovë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkroi një paketë të asistencës teknike prej 1 milion Euro, e financuar nga Bashkimi Evropian (BE),për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) nëKosovë. NVM-të lokale tani mund të përfitojnë ngashërbimet këshilluese të përshtatura, të dizajnuara përt’i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre tëeksportit dhe të kenë mundësi të reja për rritje dhezhvillim.

Paketa e asistencës teknike është pjesë e Programitpër Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve nëBallkanin Perëndimor, përmes të cilit BERZH-i ofronkredi dhe BE-ja kontribuon me grante nxitëse.

Edhepse NVM-të në Kosovë përbëjnë 99.8 % tëbizneseve të regjistruara dhe pothuajse 80 për qind tëpunësimit, ato vazhdojnë të përballen me sfida qëpengojnë aftësinë e tyre për të konkurruar në tregjetrajonale dhe ndërkombëtare.

Programi do të fokusohet që t’ju ndihmojë NVM-ve përtë sjellë në standardet e BE-së kapacitetet e tyre prodhuese, cilësinë e produktit dhe qëndrueshmërinëmjedisore. 

Projektet këshillimore do të mbështesin rimëkëmbjen e SME-ve dhe do t’i ndihmojnë ato të kompensojnëndikimin negativ në biznesin e tyre duke i ndihmuar atotë ndërtojnë aftësi kyçe në menaxhim, modele biznesi, komunikim, menaxhim të zinxhirit të furnizimit dhediversifikimin e shitjeve, ndër të tjera.

Aktivitetet e zhvillimit të tregut dhe sektorit do tëimplementohen me synimin për të nxitur një mjedis përndërmarrësi, duke ofruar trajnime dhe seminare përngritjen e kapaciteteve për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve dhe konsulentëve, duke ndihmuar në tënjëjtën kohë shoqatat e biznesit dhe sektorit t’ushërbejnë më mirë klientëve të tyre SME.

Neil Taylor, Shefi i BERZH-it për Kosovë tha: “Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me BE-në namundëson të ndihmojmë më shumë ndërmarrës nëKosovë që të ndërtojnë aftësi të reja, të eksportojnëmë shumë dhe të bëhen më të gjelbër. Nxitja e sektoritprivat është prioriteti ynë i parë në strategjinë tonë tëre të BERZH-it të miratuar këtë javë.”

Ambasadori Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë shtoi: “Financimi shtesë për shërbimet këshillimore sinjalizonmbështetjen e vazhdueshme të BE-së për NVM-të e Kosovës dhe do t’u mundësojë atyre të bëhenkonkurrente në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe vendi i operimitnë dhjetor 2012. Që atëherë, Banka ka investuar 545 milionë euro në Kosovë.