Bie nën kontrollin rus qyteti ukrainas, Kremina

Qyteti i Kreminës në Luhansk, një vend me rreth 18.000 banorë, raportohet se ka rënë nën kontrollin rus, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar duke mos dhënë më shumë detaje, raportoi BBC-ja të martën.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se luftime të rënda u raportuan në jug të qytetit të Izium, derisa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja.

Përditësimi i të dhënave gjithashtu tregon se forcat ruse ka mundësi të përpiqen të rrethojnë pozicionet e fortifikuara të Ukrainës, në lindje të shtetit.

Forcat ukrainase kanë përgatitur mbrojtje në Zaporizhzhia, në përgatitje për një sulm të mundshëm rus nga jugu, shtoi Ministria.