Bie numri i infektimeve, dy raste të reja me COVID-19

Vetëm dy raste të reja janë shënuar me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërkaq ka rënë edhe numri i rasteve aktive.

Në total janë vetëm 88 raste aktive, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.

Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 20 persona, ndërsa nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,964.