Big Brother VIP këtë vjeshtë edhe në Kosovë

Edhe një nivel i zhvillimit televiziv në Klan Kosova dhe Art Motion – edicioni zyrtar i Big Brother për herë të parë do të mbahet edhe në Kosovë.

Kjo pasi që janë siguruar të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës me Banijay Rights.

Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova.

Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale.