Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel.

Ndër temat që të martën kryenegociatorët pritet t’i diskutojnë në kuadër të dialogut, do të jetë edhe çështja e dinarit.

Emisari special i ShBA-së, Gabriel Escobar të premten u largua nga Kosova me porosinë se kryeministri Albin Kurti refuzoi propozimet e tij për dinarin.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është arrit pajtimi që nga Serbia paratë të vijnë vetëm në euro e jo dinar.

Ajo ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

Osmani ka thënë të hënën po ashtu se është pozitive që ‘komuniteti ndërkombëtarë me SHBA-të pajtohen që mos te ketë qarkullim të dinarit më në Kosovë”