Blerand Stavileci zgjedhet UD i Kryetarit të Sigal Prishtinës

Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina ka njoftuar se sonte në zyrat e klubit është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së Presidentit, . Burim Maraj.

“Me propozim të Plisave, Kryetarit të Plisave në cilësinë e anëtarit të Bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit të zgjedhet z. Blerand Stavileci. Gjithashtu Bordi i Klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit”, thuhet në njoftim