Borrell thotë se plani franko-gjerman mbështetet nga 27 shtetet anëtare të BE-së

Shefi i lartë i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se shtetet e anëtare të Bashkimit Evropian e kanë mbështetur planin franko-gjerman të propozuar për dialogun Kosovë-Serbi,

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen sa më shpejt bisedimeve për dialogun.

“Ky tani nuk është vetëm një propozim i imi, por është bërë propozim edhe i 27 vendeve anëtare të BE-së”,ka thënë Borrell.