Breshër e shi – disa komuna të Kosovës përfshihen nga stuhia

Një stuhi me erëra të fuqishme kanë goditur disa komuna të Kosovës mbrëmjen e së Hënës.

Përderisa në pjesën më të madhe të tyre përfshirë edhe kryeqytetin, stuhia është pasuar me reshje shiu, në disa të tjera ka pasur edhe breshër.

Rahoveci dhe Podujeva në bazë të raportimeve nga qytetarët janë goditur nga breshëri.

Deri tani nuk dihet për ndonjë dëm të shkaktuar nga kjo stuhi që kaploi Kosovën.