Cavani prezantohet te Valencia

Edinson Cavani është prezantuar te Valencia me ish-lojtarin e Manchester United që firmosi me spanjollët një kontratë dyvjeçare.Sipas SuperSport 35-vjeçari, u shpreh në konferencë se Valencia ishte opsioni i parë pasi i dhuronte një ndjesi pozitive ndërsa shtoi se nuk e quan veten një Fenomen dhe se nuk zgjodhi paratë pasi në këtë merkato kishte mundësinë të transferohej edhe në klube që i ofronin më shumë se spanjollët.

“Kam qenë një sulmues që gjatë gjithë karrierës sime kam menduar se e vetmja mënyrë për të mbërritur te objektivat ishte puna. Nuk e konsideroj veten një Fenomen, karriera ime ka qenë e mbushur me sakrifica. Ka lojtarë të tjerë që kanë shumë cilësi dhe ne të tjerët këtë boshllëk duhet ta mbushim me punë.

Kam pasur edhe oferta të tjera, por në kokën time ishte vetëm Valencia. Është një klub i madh dhe një qytet i mrekullueshëm. Me shumë respekt edhe për ekipet e tjera, por preferoj Valencian. Nëse do të ishte për paratë, me siguri do të merrja në konsideratë të tjera oferta, por unë kisha ndjesi pozitive për Valencian”, u shpreh Cavani.