Chelsea ofron 30 milionë euro për Elye Wahin

Chelsea është i gatshëm t’i shpenzojë 30 milionë euro për sulmuesin e Montpellierit, Elye Wahi.

Sulmuesi i talentuar shfaqi potencialin e tij sezonin e kaluar ku shënoi 19 gola në 33 ndeshje në Ligue 1. Për futbollistin 20-vjeçar kanë shprehur interesim edhe PSG-ja dhe Atletico Madrid.

Por Chelsea është favorit për transferimin e sulmuesit të Francës U21. Ai me klubin elitar të Francës ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Wahi është produkt i Montpellierit.