Çitaku: Donjetë jam krenare që s’pranove të jesh pjesë e skemave me pronat në Badovc

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka shkarkuar Donjeta Sahatçiun nga posti i nënkryetares së Komunës në kuadër të asaj që ai e ka quajtur ristrukturim i kabinetit qeverisës në kryeqytet.

Për këtë shkarkim ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke thënë se është krenare me punën e Sahatçiut.

Shkarkimin e saj, e ka quajtur lojë të ndytë politike.

“E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet”, ka shkruar Çitaku.

“Jam krenare që nuk ke pranuar të jeshë pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badoc, qoftë në procesin e digjitalizimit”, shkruan ajo tutje.

Nënkryetarja e PDK-së është zotuar se kryetarit Përparim Rama do t’ia japin “përgjigjen e merituar’.

Postimi i saj i plotë:

Donjetë, une jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson.

Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit.

Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.

E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.

Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit.

Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara.

E Përparimit përgjien e merituar do tia japim zyrtarisht. Jo në Facebook.