Çitaku: Kurti po e bën vendin të pajetueshëm për ata që s’pajtohen me të

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish për mosplotësimin e kërkesave tash e gati pesë javë të mësimdhënësve nga Qeveria Kurti.

Ajo përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, përcjell Klankosova.tv

Çitaku tutje ka thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilin që nuk pajtohet me të.

“28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë”, ka shkruar ajo.

“Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti: Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij”.

“Kjo mendësi nuk kalon”.